Teatri Shqiptar Research Materials










This page contains a list of user images about Teatri Shqiptar which are relevant to the point and besides images, you can also use the tabs in the bottom to browse Teatri Shqiptar news, videos, wiki information, tweets, documents and weblinks.

Teatri Shqiptar Images

connect() timed out!couldn't connect to host
Red vs. Blue S8 Tex fights Reds and Blues in awesome action sequence
Go to RoosterTeeth.com for all of season 8 of RvB!
Justin Timberlake - Mirrors (Boyce Avenue feat. Fifth Harmony cover) on iTunes & Spotify
Win Free Tickets + VIP Meet & Greets: http://smarturl.it/BATour iTunes: http://smarturl.it/BAiTunes Spotify: http://smarturl.it/BoyceCCV2bSpotify - - - - - -...
Rihanna - Stay ft. Mikky Ekko
Download "Stay" from Unapologetic now: http://smarturl.it/UnapologeticDlx Music video by Rihanna performing Stay ft. Mikky Ekko. © 2013 The Island Def Jam Mu...
Rihanna - We Ride
Music video by Rihanna performing We Ride. (C) 2006 The Island Def Jam Music Group.
Steve Jobs vs Bill Gates. Epic Rap Battles of History Season 2.
Download This Song: http://bit.ly/KzLBGB Click to Tweet this Vid-ee-oh! http://bit.ly/Nt9lg8 Hi. My name is Nice Peter, and this is EpicLLOYD, and this is th...
MACKLEMORE & RYAN LEWIS - CAN'T HOLD US FEAT. RAY DALTON (OFFICIAL MUSIC VIDEO)
Macklemore & Ryan Lewis present the official music video for Can't Hold Us feat. Ray Dalton. Can't Hold Us on iTunes: https://itunes.apple.com/us/album/cant-...
Draw My Life- Jenna Marbles
This video accidentally turned out kind of sad, ME SO SOWWY IT NOT POSED TO BE SAD WHO WANTS HUGS AND COOKIES? Also, FYI for anyone attempting this, it takes...
Jack Sparrow (feat. Michael Bolton)
Buy at iTunes: http://goo.gl/zv4o9. New album on sale now! http://turtleneckandchain.com.
Draw My Life - Ryan Higa
So i was pretty hesitant to make this video... but after all of your request, here is my Draw My Life video! Check out my 2nd Channel for more vlogs: http://...
Key & Peele: Substitute Teacher
A substitute teacher from the inner city refuses to be messed with while taking attendance.
Master Chief vs Leonidas. Epic Rap Battles of History Season 2.
download this song: http://bit.ly/ERB17 click to tweet this vid-ee-oh! http://clicktotweet.com/vCJ_8 This. Is. Merchandise: http://bit.ly/ERBMerch Hi. My nam...
Rihanna - Where Have You Been
Buy on iTunes: http://www.Smarturl.it/TTT Amazon: http://idj.to/svJVGM Music video by Rihanna performing Where Have You Been. ©: The Island Def Jam Music Group.

Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , në qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durësi), flasin për praninë e aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit duke patur influenca të teatrit të antikitetit grek, me të cilin këto qendra mbajtën lidhje për shumë kohë. Apollonia, padyshim, është një nga qendrat më me zë të kohës. Në shkallët e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erës së re).

Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik.

Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare. Më 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxënësve te shkollës normale “Ta Zografia” të Qesaratit. Më 1899, u dha nga një grup shkollor në Korçë, vepra e Shekspirit, “Otello”.. Në vitin 1875, Sami Frashëri (1850-1904), botoi në turqisht dramën me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepër u botua në shqip më 1901. Pas kësaj, më 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Këshëndellave”. Më 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Çifutit”, Françesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shën Françeska e Azisit”, më 1909.

Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, më 1912, shkroi “Fe e Kombësi”. Po kështu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefën Gjini, Mihal Grameno, për të ardhur tek Andon Z.Çajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeç Dhëndër”, “Pas Vdekjes”. Në vitet e para të shekullit XX, krijohen shoqëri apo klube, që zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labëria”, më 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” në Delvinë, më 1909, Shoqëria e grave “Ylli i Mëngjesit”. Do të vinë më vonë autore si Haki Stërmilli, më 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikëri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.

Duhet nënvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandër Moisiu (1879-1935). Pavarësisht, se aktiviteti i tij teatror i përket në pjesën më të madhe skenave gjermane, është fakt i pamohueshëm, që ai trashëgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet më të mira, si forca e temperamentit, zëri i tij i artë, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndër krijimet e tij më të spikatura, janë: “Hamleti”, kufoma e gjallë; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gëtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.

Në fushën e regjisë, në këto vite spikat regjizori i parë protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinë Dramatike Muzikore në Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitër Trajçe, Gaqi Vishi, etj., të cilët më pas, do të ishin pionierët e parë të teatrove profesioniste në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë e gjetkë.

Gjatë viteve 1941-1945, periudhë e Luftës II Botërore, në Shqipëri u dallua më tepër, ai që quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, në fillimet e veta, pati një natyrë improvizimi, pra, pa një tekst me bazë dramaturgjike. Më vonë, dhe pikërisht, më 1943, në Prill, kemi melodramën “Vëllavrasja” të Zihni Sakos dhe më vonë, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Çaçit. Në qytete, në këtë kohë, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” në Tiranë, apo grupi i Gjirokastrës, Durrësit. Episodi i anullimit të dramës “Vilhelm Tel” përgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatën aktorët e rinj, Naim Frashëri dhe Sandër Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes.,

Karakteristikë e kësaj periudhe, është edhe “Teatri i burgut”, me një protagonist si Besim Levonja që më vonë, do të bëhej shumë i njohur, me pjesët “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Përfaqësues tjetër i teatrit të burgut ishte Gjikë Kuqali. Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formën e një organizimi më të plotë.U hodhën bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombëtar .Pas çlirimit, këto grupe të formacioneve partizane, do të shndërroheshin ne teatrot e para profesioniste të vendit tonë, si në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës dhe më vonë, në Vlorë, Elbasan, etj.

Teatri pas luftës, ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin më të madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritën nga jashtë kuadrot e parë, me të vërtetë profesionistë, si regjizorë dhe aktorë, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorët: Kadri Roshi, Lazër Filipi.

Gjatë kësaj periudhe, lindën dramaturgët e parë profesionistë, si: Spiro Çomora, Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paçrami, Loni Papa, Teodor Laço, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli.

Hapja e shkollës së parë për përgatitjen e aktorëve, që në fillim u quajt “Shkolla e Lartë për Aktorë Aleksandër Moisiu” dhe më vonë, “Fakulteti Skenik pranë Akademisë së Arteve”, hapi një epoke të re në interpretimin teatror. Gërshetimi i eksperiencës së aktorëve me përvojë, me aktore te rinj , që sapo kishin mbaruar shkollën si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera

Gjatë këtyre viteve, krahas dramaturgjisë kombetare e cila mori një hov sasior dhe cilësor ku mund të përmenden: vepra si “Toka Jonë”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi në Plazh”, “Karnavalet e Korçës, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Fijet e Natës”, “Këneta”, “Shtëpia në Bulevard”, “Mbi Gërmadha”, “Fisheku në Pajë”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunë në skenë edhe kryevepra të letërsisë botërore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigë e Dashuri”, “Shumë Zhurmë për Asgjë”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.

Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqipërise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj

Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

Vitet ’90, ndikuan edhe në fushën e teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në drejtim të metodës së shkrimit të dramaturgjisë. U bene perpjekje nga autorë të rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botërore edhe alternative të reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd. Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa te reja private

Twitter
News
Documents
Don't believe everything they write, until confirmed from SOLUTION NINE site.







What is SOLUTION NINE?

It's a social web research tool
that helps anyone exploring anything.
Learn more about us here.



Updates:


Stay up-to-date. Socialize with us!
We strive to bring you the latest
from the entire web.


Company Information: